Sadio Mane nuk ia del dot.
Ylli i kombëtares së Senegalit nuk do të luajë në Kupën e Botës 2022.
Sulmuesi u dëmtua në Bundesliga në ndeshjen e Bayernit ndaj Werder Bremen, me ç’rast nuk ia doli të rikuperohet në kohë.
Para pak çastesh Federata e Futbollit të Senegalit njoftoi se Mane nuk është rikuperuar dhe do të mungojë në këtë botëror.
Senegali ndodhet në grupin A me Holandën, Katarin dhe Ekuadorin.