Zyrtare: Ronald Aruajo e rinovon kontratën me Barcelonën

Ronald Aruajo e ka rinovuar kontratën e tij me klubin e Barcelonës.

Palët kanë qenë në negociata të vazhdueshme që disa muaj, derisa tashmë marrëveshja është arritur.

Me kontratën e re, Aruajo do të jetë pjesë e Barçës deri në verën e vitit 2026.

Klubi katalunas bën me dije se klauzola e largimit të mbrojtësit është një miliard euro.

Nënshkrimi i kontratës do të bëhet më 29 prill në mesditë në fushën e “Camp Nou”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *