ZYRTARE: Reali shet James, madrilenët arkëtojnë shumë pak

Nuk ka më dyshime, James Rodriguez është shitur nga skuadra e Real Madridit tek Evertoni. Një marrëveshje që pritej prej kohësh, por që më në fund është zyrtarizuar nga skuadra angleze.

Kolumbiani u ble 22 milionë euro nga skuadra e Premier League. Ai ishte një dëshirë e madhe e trajnerit Carlo Ancelotti dhe u realizua nga drejtuesit e klubit.

James foli si futbollisti i ri i Evertonit dhe tregoi lumturinë e tij që nënshkroi me liverpulasit. “Jam i kënaqur që nënshkrova me Evertonin. Ancelotti ishte një prej personave që më bindi”, – tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *