Zyrtare: Qëndrim Zyba transferohet tek Slovan Liberec

Mesfushori kosovar, Qendrim Zyba ka arritur transferimin tek ekipi i njohur çek, Slovan Liberec.

Ballkani ka njoftuar se Zyba do ta vazhdojë karrierën në Çeki, pasi klubi i Slovan Liberec e ka blerë kartonin e lojtarit të tyre.

Më poshtë keni njoftimin zyrtar të Ballkanit:

“Angazhimi i lartë, klasi i rrallë e kualiteti i jashtëzakonshëm i tij, pos kontributit në arritjen e sukseseve tona historike, kanë bërë shumë skuadra gjithandej Evropës, t’i mbajnë sytë te Qëndrim Zyba.
FC Ballkani e falenderon jashtë mase asin tonë të mesfushës, duke i dëshiruar sa më shumë suksese në karrierën e tij, e cila vazhdon në Çeki tek skuadra e njohur, FC Slovan Liberec, klub me të cilin FC Ballkani ka arritur marrëveshje për shitjen e kartonit të lojtarit.
Faleminderit shumë kampioni i qytetit tënd, i klubit tënd të zemrës. Ti nderove vatrën tënde me lojën dhe angazhimin e madh, duke u dhënë gjeneratave të reja, shembullin për ta ndjekur.
Mirupafshim Zyba”, shkruhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *