Tody Boehly po bën një revolucion të madh te Chelsea, teksa pas presidentit Brus Bak, blutë e Londrës përshëndesin edhe Marina Granovskaia.
Tashmë është zyrtare lamtumira e ekzekutives historike të Chelseat, anëtare e bordit drejtues që nga viti 2013, më pas drejtore ekzekutive dhe drejtuese e zonës teknike.
Këtë lajm e ka bërë vetë publike Chelsea me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e saj duke falënderuar Marina Granovskaian për punën e kryer gjatë këtyre viteve.
Vlen të theksohet se Granovskaia ishte pjesë kryesore e karrierës së Armando Brojës te Chelsea.