KB Prishtina ka zyrtarizuar Antonis Constantinides në krye të stolit të skuadrës.
KB Prishtina ishte pa trajner tash e disa ditë, por sot ata kanë njoftuar për arritjen e marrëveshjes me trajnerin nga Qipro që udhëhiqte skuadrën edhe më parë.
Antonis kishte drejtuar Prishtinën gjatë vitit 2016, kur fitonte Ligën Ballkanike, Kupën e Kosovës dhe titullin e Kosovës.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell njoftimin e plotë të KB Prishtinës, për marrëveshjen me Constantinides.
ZYRTARE!RIKTHEHET Tony Antonis Constantinides, kryetrajneri i mirënjohur Qipriot i cili nuk ka nevojë për prezantim,…
Posted by KB Prishtina on Thursday, March 5, 2020