Krzysztof Piatek është prezantuar sonte si lojtar i Hertha Berlinit
Sipas komunikatës zyrtare të AC Milan, klubi italian ka arritur marrëveshje me Hertha BSC për transfer definitiv për lojtarin Krzysztof Piatek.
Milan po ashtu ka falënderuar lojtarin për përkushtimin e tij profesional dhe i ka uruar atij sukses në klubin e ri.
Sipas mediave në Itali Piatek është shitur tek klubi gjerman për 27 milionë euro, tetë milionë më pak se e kishte blerë vitin e kaluar.
“Jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e këtij projekti dhe do të luaj në Bundesliga për skuadrën time të re që është e një qyteti të madh me tifozë të jashtëzakonshëm! Mezi pres ta filloj aventurën në Olympia Stadium në Berlin”, ka shkruar në Twitter Piatek.