Zyrtare: Pas humbjes në finale të Kupës trajneri konfirmon largimin nga FC Drita

Alban Dragusha nuk do të jetë më pjesë e Dritës së Gjilanit. Ai ka vendosur të largohet nga klubi gjilanas me synime për të nisur një aventurë të re në karrierën e tij.

Dragusha që në të ardhmen ishte pjesë e Dritës edhe si futbollist për disa vjet e luajti rolin e ndihmësit të Ardian Nuhut, shkruan Demokracia.com.

Ai largimin e ka konfirmuar përmes një shkrimi në Facebook.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje i Alban Dragushës:

Faleminderit Fc Drita për besimin e dhënë gjatë 3 viteve fantastike, 3 vite me suksese të shumta.. Kampion i Kosovës, nën’kampion dy vite radhazi dhe një super eksperiencë në garat Europiane.

FALEMINDERIT Presidenta, Drejtora, lojtarë për respektin e pa kursyer gjatë këtyre 3 viteve sa kemi qenë së bashku, gjithashtu edhe juve tifozë Intelektual!

Faleminderit stafit duke filluar nga treneri Ardian Nuhiu për besimin e dhënë gjatë këtij rrugëtimi sa ishim sëbashku.

Fc Dritës i uroj shumë suksese në të ardhmen!

Unë nga sot jam i gatshëm që të shfaq eksperiencë time në ndonjë klub tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *