Dion Miftari është futbollisti më i ri i Llapit.
Ky njëherit është transferi i tetë i llapjanëve që nga përfundimi i edicionit 2020/21.
Miftari luan si mbrojtësi i majtë dhe është i lindur në Londër më 09.08.2001, i gjatë 1.78 m. Ai bashkohet edhe zyrtarisht me Llapin për garat evropiane dhe edicionin e ri.
Ai së fundmi ishte pjesë e NK Brezice 1919, klub që garon në Ligën e Dytë të Sllovenisë.
Mbetet të shihet fuqia e Llapit evropian me gjithë këto transfere të reja në skuadër.