Zyrtare: Milot Rashica nuk luan në dy ndeshjet e fundvitit

Ka përfunduar viti për yllin kosovar, Milot Rashica.

Ai nuk do të jetë i aftë për dy ndeshjet e fundit që Norwichi i luan këtë vit.

Kjo është konfirmuar nga vet trajneri, Dean Smith, përmes një njoftimi që e ka bërë klubi anglez në faqen e tyre.

Norwich më 26 dhjetor përballet me Arsenalin në shtëpi, kurse dy ditë më vonë udhëton për t’u përballur me Crystal Palace.

“Dean shtoi se Milot Rashica, i cili ka munguar për shkak të lëndimit, nuk pritet të kthehet për Arsenalin apo ndeshjen në Crystal Palace më 28 dhjetor”, thuhej ndër tjera në njoftim.

Kështu, Rashica e mbyll vitin me 13 ndeshje në Premierligë, nga të cilat nuk ka shënuar asnjë gol dhe ka dhuruar një asist.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *