ZYRTARE: Mësohet kampioni në Superligën e Shqipërisë në futboll

Tirana është zyrtarisht kampione e Shqipërisë për herë të 25-të në histori.

Kurorën e mbretëreshës së Superiores për këtë sezon ia vendosi Vllaznia me fitoren 1-0 në “Loro Boriçi” ndaj Kukësit, që me këtë disfatë shkon -7 pikë nga kryeqytetasit, diferencë e parikuperueshmë në dy javët e fundit.

Për ironi të fatit, “dhurata” Tiranës i erdhi nga kuqeblutë, që pak vite më parë e detyruar të provonte “ferrin” në Kategorinë e Parë.

Sa i përket ndeshjes së zhvilluar në Shkodër, kuqeblutë e kërkuan me forcë fitoren, duke dominuar me raste që në pjesën e parë, kur pas një pretendimi për 11-metërsh nga Gilman Lika, Sidorenkos ia mohoi golin Avdyli.

Kuqeblutë ngulmuan me dëshirë dhe grintë edhe në pjesën e dytë, por goli do të vinte vetëm në fundin e ndeshjes me autor Adilin, që e detyroi Kukësin ta niste edhe një herë topin nga qendra. Një fitore që i jep një fije shpresë Vllaznisë për të shmangur play out-in, por nga ana tjetër kurorëzon Tiranën kampione të vendin, që tashmë do të jetë e fokusuar të finalja e Kupës së Shqipërisë, me dëshirën e madhe për të bërë “bis” në këtë 100-vjetor të themelimit të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *