Finalja e Kampionëve ishte e paraparë të luhej në Stamboll me 29 maj.
Megjithatë pas shtimit të rasteve me COVID-19, qeveria britanike e ka futur Turqinë në listën e vendeve me rrezik të lartë për udhëtim.
Qeveria e Britanisë, kishte kërkuar nga UEFA që të ndërrohej lokacioni se ku do të zhvillohej finalja mes ekipeve angleze, Manchester City dhe Chelsea.
Sky Sport ka raportuar se UEFA ka vendosur që finalja do të luhet në Porto me 29 maj, dhe tifozët do të jenë të pranishëm në finalen e madhe.
Numri i tifozëve të lejuar për këtë duel do të jetë 12 mijë.