ZYRTARE: Lyon prezanton bomberin që ka mahnitur Francën!

Olympique Lyon ka prezantuar ditën e sotme blerjen e radhës.

Më saktë, investimi i radhës nga gjigantët francezë, të cilët kanë zbuluar emra të mëdhenj jo pak herë.

Bëhet fjalë për 24-vjeçarin Tino Kadewere.

Për të siguruar shërbimet e bomberit, Lyon pa derdhur në arkat e Le Havre (ekip i Ligue 2), plot 14 milionë euro (12 milionë + 2 milionë euro bonuse).

Sulmuesi nga Zimbabve i ka mahnitur të gjithë në Francë këtë sezon, pasi në 20 ndeshje në Ligue 2 ka shënuar plot 18 gola.

Shifër vërtet e frikshme kur bëhet fjalë për kampionatin francez, pasi shënohet shumë pak.

Kadewere do të qëndrojë te Le Havre i huazuar deri në fund të sezonit dhe do të nisë aventurën e tij me Lyon në sezonin e ri.

Një tjetër detaj që vlen për t’u përmendur është që Le Havre ka mbajtur edhe 15% të kartonit të sulmuesit, në rast rishitje në të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *