Llapi ka njoftuar zyrtarisht largimin e kapitenit Bujar Idrizi pas më shumë se katër viteve.
Mbrojtësi me shumë përvojë pas largimit nga Llapi do ta vazhdojë jetën në Gjermani.
“Faleminderit për kontributin dhe suksese në jetë kapiten. Kapiteni i skuadrës, Bujar Idrizi do ta vazhdoj jetën në Gjermani”.
“KF Llapi njofton se pas katër vite e gjysmë bashkëpunimi me kapitenin e skuadrës, Bujar Idrizi, do ndërprehen marëdhëniet kontraktuale përshkak se Idrizi jetën do ta vazhdoj jashtë Kosove, ku do i bashkohet familjes në Gjermani” – thuhet në njoftimin e Llapit.
31-vjeçari iu bashkua Llapi nga viti 2014, teksa gjatë në të kaluarën karrierë ka bërë edhe te Trepça ’89, Kukësi e Prishtina.