Jurgen Peqini ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me Llapin, ku ish sulmuesi i Besës së Kavajës do të rrit konkurrencën në repartin ofanziv në këtë skuadër.
Llapi e ka afruar në radhët e saj sulmuesin e qendrës nga Elbasani, Jurgen Peqini.
22 vjeçari që së fundmi ishte pjesë e Besës së Kavajës ka firmosur kontratë tre vjeçare dhe është bashkuar në përgatitjet e skuadrës për ndeshjet ndërkombëtare.
“Jurgen Peqini, 22 vjeç, i lindur në Elbasan më 24.08.1998, i gjatë 1.88 m është sulmues qendre. Ai së fundmi ishte pjesë e Besës së Kavajës. Karrierën e ka nisur tek skuadra e vendlindjes, Elbasani, për të kaluar më pas tek Teuta. Karrierë ka bërë edhe tek Turbina”, thuhet në njoftimin e klubit.
Ai ka bërë karrierë në klube si Elbasani, Teuta, Turbina dhe Besa e Kavajës.
Statistikat e Peqinit
2016/17 – KF Elbasani (5 gola, 3 asistime)
2017/18 – KF Teuta (6 gola)
2019/20 – KF Turbina (11 gola, 10 asistime)
2020/21 – KF Besa Kavajë (5 gola, 8 asistime)