Zyrtare: Llapi ndan rrugët me një nga futbollistët kyç të ekipit

Kastriot Selmani e ka konfirmuar largimin e tij nga skuadra e Llapit.

Selmani përmes llogarisë së tij në Facebook ka njoftuar se nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin llapjan dhe kësisoj do të largohet nga ekipi.

Anësori këmbëshpejtë ka falënderuar krerët e klubit dhe tifozët llapjanë.

“Dua t’iu njoftoj që pasi nuk gjetëm gjuhën e përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin, mora një vendim jo të lehtë për mua që pas tre viteve të largohem nga skuadra e vendlindjes, K.F. Llapi”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *