Skuadra e Liverpoolit ka njoftuar se është tërhiqur nga Superliga Evropiane e futbollit.
12 klube evropiane, përfshirë Liverpoolin tentuan të formojnë një kompeticion evropian, i cili më pas u kundërshtua nga pothuajse e gjithë bota e futbollit.
Para pak çastesh, Liverpooli ka njoftuar se është tërhiqur nga ky projekt.
“Klubi i Futbollit Liverpool mund të konfirmojë që përfshirja jonë në planet e propozuara për të formuar një Superligë Evropiane është ndërprerë. Ditët e fundit, klubi ka marrë përfaqësime nga akterë të ndryshëm kryesorë, si nga brenda dhe nga jashtë, dhe ne dëshirojmë t’i falënderojmë për kontributet e tyre të vlefshme”, shkruan klubi i Liverpoolit.