Zyrtare: Leipzigu bëhet me trajner të ri

Klubi nga Bundesliga, RB Leipzig ka njoftuar se ka gjetur trajnerin e ri që do ta zëvendësojë Julian Nagelsmannin.

Në komunikatën e lëshuar nga klubi gjerman bëhet e ditur se Jesse Marsch do të marrë drejtimin e klubit nga data 1 korrik e këtij viti.

Jesse Marsch rikthehet në Leipzig, pasi në sezonin 2018/19 ishte angazhuar se ndihmës trajner i skuadrës me të cilën arriti finale e Kupës dhe vendin e tretë në Bundesliga.

Para kësaj, trajneri në fjalë ishte pjesë e Neë York Red Bulls për tri vjet e gjysmë nga 2015 deri në 2018 dhe atë kohë u votua si “Trajneri i Vitit” në Major League Soccer.

Kujtojmë se deri më 1 korrik drejtimin e skuadrës vazhdon ta mban Julian Nagelsmann i cili u zyrtarizua trajner i Bayernit nga edicioni i ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *