Zyrtare: Ky shtet u jep dritën jeshile’ tifozëve – 5 mijë veta mund të jenë në stadium

Pandemia e coronavirusit ka ndikuar shumë në sport, duke bërë që shumë kompeticione të suspendohen e të tjerët të luhen pa prezencën e shikueseve.

Por, Japonia ka vendosur rikthimin e tifozëve në stadiume duke nisur nga e premtja e ardhshme.

Autoritetet vendase miratuan lejimin e hyrjes së një pjese të tifozëve në stadiumet e vendit duke vendosur numrin fiks 5 mijë persona.

Ky vendim vlen fillimisht vetëm për futbollin dhe bejsbollin.

Kujtojmë që pandemia e coronavirusit shkaktoi vdekjen e 977 personave në Japoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *