Sot zhvillohen dy ndeshje në kuadër të javës së shtatë në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.
Në program janë Prishtina – Malisheva dhe derbi i madh Drita – Gjilani.
Kjo e fundit u vu në dyshim pas djegies së fushës me bari artificial në Gjilan, por pak minuta më parë zyrtarët e Dritës kanë sqaruar gjithçka dhe ndeshja do të zhvillohet sipas orarit të paraparë.
“Pas raportimeve se zhvillimi i ndeshjes se sotme eshte ne pikëpyetje, ju njoftojmë se ndeshja do te zhvillohet ashtu siç eshte planifikuar sepse pjesa e demtuar e fushes do te riparohet fal ndihmes se FFK-se e cila me te njoftuar, ka derguar nje ekip per riparimin e pjeses se demtuar.
Klubi jone FC DRITA falenderon FFK-ne per gadishmerin dhe ndihmen e ofruar.
FC DRITA”, ka shkruar FC Drita.