Pak orë pas largimit të Neven Plantakut, KB Trepça ka zyrtarizuar ardhjen e trajnerit të ri.
Trajneri nga Turqia, Serhat Sehit do ta zëvendësojë Plantakun në postin e trajnerit deri në fund të këtij edicioni.
Lajmin e ka konfirmuar të enjten skuadra e Trepçës në rrjetin social “Facebook”.
“Në krye te shtabit teknik klubi ka angazhuar trajnerin turk Serhat Sehit, i cili do ta udhëheqë ekipin deri në përfundim të sezonit. Serhat Sehit në supet e veta ka përvojë si ndihmëstrajner i Përfaqësueses A të Turqisë, si dhe ka udhëhequr disa ekipe në ligën e parë turke”, thuhet në njoftim.
Sehit do të jetë trajneri i dytë turk në Superligën e Kosovës në basketboll pasi ditë më parë edhe Ylli e angazhoi Fatih Emre Gezerin.