KB Sigal Prishtina ka arritur edhe një transferim në merkaton e basketbollit kosovar.
Ekipi më i trofeshëm kosovar, KB Prishtina ka siguruar shërbimet e basketbollit, Arti Hajdari, i cili së fundmi ishte tek KB Peja, ku edhe fitoi titullin kampion.
Njoftimin për transferimin e Hajdarit e ka dhënë vet faqja zyrtare e klubit të Prishtinës.
Ja njoftimi:
ZYRTARE: ARTistikisht, shtëpia e kampionëve rritet edhe me një kampion!
Arti Hajdari i cili ka qenë pjesë e skuadrave si Rahoveci, Feronikeli, Ponte Prizreni dhe Peja, nënshkruan kontratë dyvjeçare me klubin më të trofeshëm në vend. Hajdari specialitet i ka gjuajtjet nga distanca ku gjatë sezonit të kaluar pati saktësi të mrekullueshme në gjuajtjet për 3 pikë (45%).
MIRËSEVJEN NË SHTËPINË E KAMPIONËVE, ARTI”, shkruhet në njoftim