Zyrtare: Ja kur luhet ndeshja e mbetur Prishtina – Trepça ‘89

Derbi mes Prishtinës dhe Trepçës ’89, do të luhet të mërkurën që vjen.

Kjo ndeshje ishte shtyrë për shkak që stadiumi “Fadil Vokrri”ishte i ngarkuar me ndeshje ndërkombëtare.

Klubi kryeqytetas përmes një njoftimi, ka bërë më dije se sfida me ‘Minatorët’, do të luhet të mërkurën që vjen në orën 18:00.

“FC Prishtina ndeshjen e radhës në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll e zhvillon të mërkurën që vjen (2 nëntor) ndaj skuadrës mitrovicase Trepça ’89. Përballja Prishtina – Trepça ’89 është duel i mbetur e xhiros së nëntë dhe do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 18:00. Skuadra jonë vjen në këtë ndeshje pas tri fitoreve radhazi ndaj Ferizajt, Dritës e Llapit”, thuhet në njoftimin e FC Prishtina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *