UEFA po kryen një hetim ndaj veteranit të AC Milan, Zlatan Ibrahimovic mbi akuzat se ai ka shkelur kodin e etikës të FIFA-s dhe UEFA-s, pasi thuhet se është bashkëpronar i markës së basteve sportive “Bethard”, me qendër në Maltë.
Lajmi vjen pasi Ibrahimovic nënshkroi kontratë një vjeçare me AC Milan javën e kaluar.
Megjithatë, karriera e tij është futur në dyshim me lajmet që ai po përballet me një hetim të UEFA-s.
Ja deklarata e plotë e UEFAs: “Në përputhje me nenin 31 (4) të Rregullores Disiplinore të UEFA-s (DR), një Inspektor i Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s është emëruar sot për të kryer një hetim disiplinor në lidhje me një shkelje të mundshme të Rregullores Disiplinore të UEFAs nga Z. Zlatan Ibrahimovic për të pasur një interes financiar në një kompani bastesh “.
Për këtë arsye, UEFA ka hapur një hetim ndaj sulmuesit suedez, teksa në rast se vepra dhe gjithçka tjetër konfirmohet, atëherë lojtari rrezikon nga 300 mijë euro gjobë, deri te përjashtimi për 3 vite nga futbolli i luajtur.