Zyrtare: Harry Kane fiton “Këpucën e Artë” në Premierligë, fiton garën me Salahun

Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane ka fituar çmimin e “Këpucës së Artë” në Premierligë.

Anglezi është golashënuesi më i spikatur i edicionin 2020/2021 në elitën e futbollit anglez e cila përfundoi sot me 23 gola e 14 asistime.

Kane asistoi dhe realizoi në ndeshjen e fundit kundër Leicester Cityt të cilën “Spurs” e fituan 2:4.

Harry Kane ka lënë prapa Mohamed Salahun e Liverpoolit me 22 gola.

Ky pritet të jetë edicioni i fundit i sulmuesit të “Tre Luanëve” me fanellën e Tottenhamit.

Kane në xhiron e parafundit në Londër pas ndeshjes ishte “përshëndetur” me tifozët pas ndeshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *