Papu Gomez ka përfunduar transferimin e tij nga Atalanta në Sevilla, duke nënshkruar një kontratë deri në qershor 2024.
Është raportuar se marrëveshja do të jetë 5.5 milion euro plus një bonuset deri në 2.5 milion €.
Ai fluturoi këtë mëngjes për të përfunduar testet mjekwsorej dhe u tha gazetarëve të Sky Sport Italia se nuk ishte penduar për largimin e tij, transmeton lajmi.net.
“Unë do t’i bëja të gjitha përsëri.”
Gomez u largua pasi shënoi 59 gola me 71 asistime në 252 ndeshje për Atalantan, por një përplasje e fundit me trajnerin Gian Piero Gasperini nxiti largimin e tij.
Reprezentuesi i Argjentinës mbush 33 vjeç muajin e ardhshëm.
?️ Papu Gómez es nuevo jugador del #SevillaFC. ?? ⚪️ ?
¡Bienvenido a tu casa! ? ⚽️#WeareSevilla #NuncaTeRindas
— Sevilla Fútbol Club (@SevillaFC) January 26, 2021