ZYRTARE: “Gladiatori” Gjasula ndryshon ekip, lamtumirë e tij prek tifozët e Paderborn

Klaus Gjasula i ka dhënë fund aventurës së tij me Paderborn. Kapiteni lë ekipin e tij pas një sezoni në Bundesligë dhe vendosjes së rekordit negativ të kartonëve të verdhë. Shqiptari nuk do të vazhdojë me ekipin e tij në Bundesliga 2 dhe ka zyrtarizuar sot largimin e tij me një postim në Instagram.

“Është koha për të thënë faleminderit… Faleminderit për 2 vitet e mrekullueshme! Faleminderit që më lejuat të jem pjesë e këtij klubi dhe këtij ekipi! Faleminderit që bëtë histori! Faleminderit për të gjitha momentet e bukura dhe gjithashtu dhe ato jo aq të bukura, sepse kemi nevojë për të dyja anët për të ecur përpara në jetë!

“Gjithmonë ka qenë nder të luftosh krah për krah me secilin prej jush! Do të kisha dashur të ishte një lamtumirë ndryshe, por fatkeqësisht nuk mund të ndryshohet. Ju uroj gjithë të mirat në rrugën tuaj të mëtejshme. Shihemi së shpejti!”, shkroi Gjasula.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *