ZYRTARE/ Futbollisti shqiptar zbarkon te klubi i ri

Jasir Asani, pas vetëm një sezoni e gjysmë në Hungari te Kisvarda, u shit në Korenë e Jugut te klubi i Guangjusë për rreth 700 mijë euro.

Ish-sulmuesi i Partizanit tashmë ka mbërritur në Azinë e largët dhe e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook.

Asani ka publikuar një foto ku shfaqet me fanellën dhe shallin e ekipit.

Ai shprehet tepër i lumtur që tashmë ka mbërritur në klub dhe se e pret një sfidë e re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *