Zyrtare: Fiorentina bëhet me trajner të ri

Skuadra italiane, Fiorentina ka zbuluar trajnerin e ri. Klubi ka zyrtarizuar si trajner legjendën e futbollit, Vincenzo Italiano.

Italiano ka firmosur kontratë dy-vjeçare deri në vitin 2023, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.


43-vjeçari sezonin e kaluar ishte pjesë e Spezias – me të cilin e mbylli sezonin 20/21 në pozitën e 15’të me 39 pikë.

Kujtojmë që Italiano si futbollist kishte luajtur për klubet: Trapani, Hellas Verona, Genoa dhe Chievo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *