Zyrtare: FFK shkarkon përzgjedhësin e U-21

Trajneri, Michael Ness nuk do të jetë më në postin e trajnerit të Kombëtares U21 të Kosovës.

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës mori vendim t’i ndërpresë kontratën përzgjedhësit gjerman dhe shtabit teknik të përfaqësueses U21.

Kontrata e Ness ka skaduar dhe kësisoj është vendosur të mos vazhdohet më tutje.

“KE mori vendim që t’i ndërpresë kontratën përzgjedhësit Michael Ness dhe shtabit teknik të Kombëtares U21. Duhet theksuar se z. Ness edhe kontrata si drejtor teknik i ka skaduar afati”, thuhet në njoftimin zyrtar të lëshuar nga FFK-ja.

Ness ishte emëruar trajner i Kosovës U21 në fillim të vitit 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *