Tashmë është zyrtare, Bruno Fernandes ka nënshkruar kontratën e re em Manchester United me kohëzgjatje katërvjeçare.
Ai do të jetë i lidhur me klubin anglez deri në vitin 2026, me opsionin për të rinovuar edhe një vit tjetër. Falë impaktit që ka pasur të “Dajtë e Kuq”, portugezit i është dyfishuar paga, pra më vazhdim do të përfitojë 240 mijë stërlina në javë.
Fernandes u bë shpejt një nga lojtarët më të rëndësishëm të klubit pasi mbërriti nga Sportingu i Lisbonës në vitin 2020, teksa ka shënuar 49 gola dhe ka dhënë 39 asistime në 117 paraqitje.
Bruno Fernandes tha për faqen zyrtare të klubit: “Që nga momenti kur u bashkova me Manchester United, kam pasur një marrëdhënie të veçantë me klubin dhe tifozët tanë të mrekullueshëm. Jam rritur duke parë këtë skuadër, duke ëndërruar të kem mundësinë të luaj këtu një ditë. Ajo ëndërr tani është një realitet dhe një nder.
Edhe pas dy vitesh, është ende e mahnitshme të dalësh në “Old Trafford”, të dëgjosh tifozët të këndojnë për ty dhe të shënosh. Është privilegj i vërtetë të veshësh këtë fanellë dhe të luftosh për këtë klub të jashtëzakonshëm.”