FC Feronikeli përmes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur që edhe një futbollist tjetër i është bashkuar skuadrës së tyre.
Bëhet fjalë për portierin, Ilir Avdyli i cili nga tani do të jetë pjesë FC Feronikelit.
Avdyli ishte pjesë e skuadrës së Kukësit nga Shqipëria dhe më parë, ai kishte mbrojtur ngjyrat e KF Tiranës, KF Kamzës e po ashtu edhe Shkëndijës së Maqedonisë së Veriut.
Kujtojmë se Avdyli ishte edhe pjesë e Kombëtarës së Kosovës.
Ilir Avdyli është i lindur më 20 maj 1990 në Prishtinë dhe është i gjatë 1.89cm.
Ai do të i bashkohet klubit në stërvitje më 10 gusht.