Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar se pavarësisht insistimit të madh nga ana e saj tek Ministria e Shëndetësisë, në Final 8 Kupën e Kosovës, që do të zhvillohet nga 3 deri më 7 Shkurt në Suharekë, nuk do të lejohen shikuesit dhe do të respektohet vendimi i Qeverisë së Kosovës, që në palestër duhet të jenë maksimumi 50 persona, duke përfshirë këtu lojtarët, trajnerët, gjyqtarët, zyrtarët e ndeshjes dhe zyrtarët e FBK-së.
Federata e Basketbollit e Kosovës bënë të ditur se ka kërkuar dhe ka insistuar tek Ministria e Shëndetësisë disa herë që të lejohen të paktën 200 shikues, të cilët do të respektonin masat, si distanca sociale dhe bartja e maskave, megjithatë, vendimi nga MSH nuk ka ndryshuar.
Andaj, Federata e Basketbollit të Kosovës në bashkëpunim me klubit organizator, Golden Eagle Ylli do të bëjë çmos që këto rregulla të respektohen dhe të mos ketë probleme.