Ermir Lenjani ka ndërruar skuadër, por jo edhe kampionat, pasi do të vazhdojë të mbetet në pjesë e futbollit zviceran.
Pas skadimit të kontratës me Sionin, Lenjani është bashkuar me klubin tjetër të njohur Grasshopper.
Është vet klubi zviceran që ka konfirmuar transferimin e reprezentuesit të Shqipërisë me anë të rrjetet sociale.
Transferimi i Lenjanit nuk i ka kushtuar asnjë cent Grasshopperit, pasi nënshkroi si lojtar i lirë.