Manchester City e ka zyrtarizuar Erling Haalandin si futbollistin më të ri të skuadrës.
“Qytetarët” përmes uebfaqes kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje me Borussia Dortmundin për transferimin e sulmuesit norvegjez.
Haaland do t’i bashkohet Manchester Cityt nga 1 korriku i këtij viti.
“Manchester City mund të konfirmojë se ne kemi arritur një marrëveshje në parim me Borussia Dortmund për transferimin e sulmuesit Erling Haaland te klubi më 1 korrik 2022. Transferimi mbetet subjekt i përfundimit të kushteve të Klubit me lojtarin”, thuhet në njoftimin e klubit anglez.
Manchester City can confirm that we have reached an agreement in principle with Borussia Dortmund for the transfer of striker Erling Haaland to the Club on 1st July 2022.
The transfer remains subject to the Club finalising terms with the player.
— Manchester City (@ManCity) May 10, 2022
Ylli norvegjez do të nënshkruaj me Cityn deri në qershor të vitit 2027.
21-vjeçari ishte pjesë e Borussia Dortmundit nga janari i vitit 2020 kur u transferua nga Reb Bull Salzburg për 20 milionë euro.