Zyrtare: Eriksen largohet nga Interi

Tashmë është edhe zyrtare. Interi ka shkëputur kontratën e Christian Eriksenit.

Danezi është larguar nga klubi italian, jo me dëshirë, pasi nuk mund të luajë sipas rreagullave të futbollit italian.

Eriksen pësoi sulm në zemër gjatë Kampionatit Evropian dhe u detyrua të vendoste defribilator, shkruan Gazeta Express.

Sot, Interi njoftoi prishjen e kontratës me mesfushorin danez.

“Klubi dhe e gjithë familja Nerazzurri e përqafojnë lojtarin dhe i urojnë më të mirat për të ardhmen e tij. Edhe nëse sot ndahen rrugët e Interit dhe Kristianit, një lidhje e fortë do të mbetet. Momentet më të mira, golat dhe fitoret, përqafimi i tifozëve jashtë San Siros për të festuar Scudetto-n: gjithçka do të mbetet gjithmonë në historinë e Nerazzurrëve”, thuhej ndër tjera në komunikatë.

Erikseni mund ta vazhdojë karrierën e tj në Danimarkë ose në Ajax.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *