Ka dështuar transferimi i Edon Zhegrovës nga Genku i Belgjikës tek Baseli.
Lajmin e ka zyrtarizuar pak minuta më parë klubi i Genkut, sipas të cilëve lojtari është kthyer në Genk, pas një viti e gjysmë huazimi tek Baseli.
“Një marrëveshje për transferimin përfundimtar tek Baseli nuk është arritur, deri në një njoftim tjetër. Kosovari ka kontratë deri në mesin e vitit 2021”, ka njoftuar Genku.
Zhegrova ishte pranë transferimit në Basel, por duket se gjiganti zviceran nuk ka përmbushur kërkesat e Genkut.
Edon Zhegrova is terug in Genk
? https://t.co/CyYOjKRYcj pic.twitter.com/qCPz0qFF1s
— KRC Genk (@KRCGenkofficial) September 11, 2020