Zyrtare: Drita vazhdon me yllin e skuadrës

Drita ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me qendërmbrojtësin me përvojë Fidan Gërbeshi.

Gërbeshi ishte pika kyçe e skuadrës drejt fitimit të titullit të këtij edicioni me skuadrën gjilanase, derisa njihet si ekzekutori i saktë i penalltive.

Por ajo që bie në sy te njoftimi i kampiones së Kosovës për vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin veteran është ‘fshehja’ e detajeve.

Drita nuk ka treguar se për sa vite ose muaj ka vazhduar bashkëpunimi mes dy palëve.

Njoftimi i plotë:

VAZHDOJMË ME FIDANIN

Sot kemi arritur marreveshje per vazhdimin e bashkepunimit me njerin prej lojtareve me te rendesishem, qendermbrojtesin dhe njeherit zevendes kapitenin Fidan Gerbeshi.

Fidani ishte njeri prej me meritoreve qe klubi jone arriti titullin kampion, gjithashtu se bashku me lojtaret e tjere ne mbrojtje, arriti qe ta shpalle mbrojtjen me te mire te sezonit me me se paku gola te pranuar ne lige.

Tash na pret nje sfide e rendesishme ne garat nderkombetare, andaj me Fidanin do te jemi me te sigurt ne fazen defanzive.

Suksese se bashku FIDAN!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *