Zyrtare: Drita bën “goditjen” e parë në merkato, transferon Përparim Islamin

Përparim Islami pas largimit nga Feronikeli i është bashkuar nënkampiones së Kosovës, Dritës.

Lajmin e kanë bërë të ditur klubi gjilanas përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

Përparim Islami njëherit është transferimi i parë i Dritës në këtë afat kalimtar të verës, ndërkaq pritet që ditëve në vazhdim të shohim edhe figura të tjera me fanellën “bardhekaltër”.

“Përparim Islami i njohur si RRUKI është afrimi ynë i parë për këtë vit. Njëri prej mbrojtësve më të mirë i krahut të djathtë mes shumë ofertash ka zgjedhur klubin tonë. Islami do të jetë pjesë e klubit për dy vitet e ardhshme dhe do të jetë një forcë shtesë në kampionat dhe në garat europiane të cilat do të zhvillohen në muajin korrik”, thuhet në njoftimin e klubit gjilanas.

“Rruki” siç njihet në opionionin futbolldashës gjatë karrierës së tij ka luajtur për shumë skuadra të mëdha, duke qenë ndër lojtarët kyç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *