Pas Gentrit Salihut, edhe një tjetër futbollist është transferuar nga Besa e Pejës te Porto.
Bëhet fjalë për Diar Halilin, i cili i është bashkuar gjigantit portugez në formë huazimi për një edicion nga klubi pejan.
Porto ka të drejtën e blerjes së kartonit të 18-vjeçarit, pas përfundim të edicionit.
Diar Halili në edicionin që lamë pas u aktivizua me Besën në Superligën e Kosovës.
Qendërmbrojtësi u paraqit në 29 ndeshje dhe e realizoi një gol.
Halili gjithashtu është edhe pjesë e Përfaqësueses U19 të Kosovës.