Gjilani ka kompletuar transferimin e mesfushorit Albert Dabiqaj nga Feronikeli.
Mesfushori deçanas që ishte për shumë vite te klubi nga Drenasi, ishte lojtari i lirë pas mbylljes së këtij edicioni.
Gjilani ka vepruar i pari, duke i siguruar shërbimet e mesfushorit të talentuar.
Dabiqaj do të jetë një forcë e madhe në mesfushën e Gjilanit, që po punon ende për përforcime të reja.
Ai më parë ka luajtur për Besën e Pejës.