PSG e ka zyrtarizuar transferimin e Cody Gakpo te Liverpool.
Anësori i majtë, 23-vjeçar, spikati për Holandën në Botërorin e Katarit dhe do të shitet për shumën rreth 50 milionë euro.
Marcel Brands, drejtori i PSV-së, nuk e konfirmon shumën, duke pranuar vetëm se do të jetë një “rekord” në historinë e klubit, duke tejkaluar 45 milionë eurot që Napoli pagoi për meksikanin Hirving Lozano në vitin 2019.
Gakpo ishte prioriteti i Erik ten Hag në Manchester United, por Liverpool i përshpejtoi negociatat ditët e fundit dhe siguroi nënshkrimin e sulmuesit, shumë i kërkuar nga Jurgen Klopp.
Gakpo do të udhëtojë menjëherë drejt Anglisë për të kryer testet mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën me Reds. Debutimi mund të bëhet më 2 janar, në ndeshjen në shtëpi të Brentford.
PSV and @LFC have reached an agreement on the proposed transfer of Cody Gakpo.
The 23-year-old attacker will leave for England imminently where he will be subjected to the necessary formalities ahead of the completion of the transfer.
— PSV (@PSV) December 26, 2022