Kosova do të luajë ndeshjen e rradhës me Greqinë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Kosova do ta presë Greqinë në “Fadil Vokrri” pas fitores me Gjeorgjinë në udhëtim me rezultat minimal 0-1.
UEFA këtë ndeshje ia ka besuar gjyqtarit francez, François Letexier.
Ndihmës të gjyqtarit francez do të jenë: Cyril Mugnier dhe Mehdi Rahmouni, kurse gjyqtar i katërt në këtë ndeshje do jetë, Jeremy Stinat, ndërsa në VAR janë caktuar Delajod Willy dhe Thomas Leonard.