Sezoni në Bundesligë do të rifillojë më 15 maj, pasi qeveria gjerman e dha dritën e gjelbër për rikthimin e futbollit.
Futbolli në Gjermani u pezullua në mes të muajit mars, si pasojë e pandemisë koronavirus me të cilën janë infektuar mbi 150 mijë persona në këtë vend deri tani, transmeton Gazeta Express.
Gati 6.300 persona kanë vdekur nga kjo sëmundje deri tani në Gjermani.
Bundesliga është liga e parë nga pesë ligat kryesore evropiane që e ka marrë pëlqimin për ta rinisur sezonin, që prej se pandemia koronavirus e pezulloi futbollin.
Dy vendet fqinje të Gjermanisë, Holanda dhe Franca, i kanë anuluar sezonet e tyre përkatëse.
Ndeshjet në Bundesliga dhe Bundesliga 2, dy ligat elitare të futbollit gjerman, do të luhet nga 15 maji por pa praninë e tifozëve në stadiume.
Kancelarja Angela Merkel ka thënë se lojtarët e Bundesligës nuk kanë nevojë të futen në karantinë për 14 ditë për shkak të kapaciteteve të klubeve për të bërë teste rregullisht.