Federata e Futbollit e Gjermanisë vazhdon të sjellë risi.
Kampionati gjerman ka vendosur t’i hapë dyert për tifozët. Këshilli Shtetëror i Rajoneve të Gjermanisë miratoi propozimin për të lejuar në 6 javët e para të kampionatit që tifozët të futen në stadiume.
Sipas këtij udhëzimi, klubet kanë të drejtë të mbushin stadiumet e tyre deri në 20% të kapacitetit.
Nëse nuk do të ketë shtim të personave të infektuar me koronavirus, atëherë autoritetet gjermane do të lejojnë ndjekjen e ndeshjeve me një kuotë të tifozëve në stadiume deri në fund të sezonit.