Zyrtare: “Bombardon” Prishtina, transferon sulmuesin e njohur (FOTO)

Skuadra e Prishtinës e ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit të Luganos, Leutrim Kryeziu.

Lugano e ka huazuar Kryeziun për një vit tek klubi kryeqytetas i Kosovës.

Kryeziu pas transferimit ka thënë që ishte kërkesë e Fisnik Kërçelit që të transferohet në Prishtinë.

Leutrimi ka luajtur për skuadrën e Dritës në të kaluarën.

Lajmin për kalimin e tij e ka bërë vetë klubi nga kryeqyteti në faqen e tyre në “Facebook”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *