Skuadra e Dritës ka njoftuar transferimin e mbrojtësit Besnik Krasniqi.
Krasniqi i cili ishte pjesë e Prishtinës në sezonin e fundit, ka vendosur të largohet nga kryeqytetasit për të vazhduar karrierën tek klubi gjilanas.
Transferimin e Krasniqit e ka njoftuar zyrtarisht skuadra e Dritës.
Ja njoftimi:
:Besnik Krasniqi nënshkruan me ne.
Ju njoftojmë që klubi jonë FC DRITA ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e krahut të djatht Besnik Krasniqi.
Marrëveshja është arritur sot ku në ambientet e klubit lojtari është prezantuar nga drejtori sportiv z. Valon Zymberi i cili i dëshiroi suksese lojtarit në klubin tonë.
Besniku ka qenë pjesë e shumë ekipeve nga Kosova dhe Shqipëria dhe së fundmi ishte pjesë e Prishtinës.
Mirë se vjen Besnik”, shkruhet në njoftim.