Zyrtare: Besnik Hasi merr drejtimin e kësaj skuadre

Besnik Hasi me ekip të ri. Trajneri gjakovar është zgjedhur timonieri i Al Ahli, katër herë kampione e Arabisë Saudite.

Klubi arab ka zyrtarizuar 49-vjeçarin me anë të një postimi në Twitter. Ish-mesfushori i kombëtares shqiptare, drejtoi Al Raed në tre vitet e fundit.

Aventura në Lindjen e Mesme do të vazhdojë, teksa më parë Hasi ka drejtuar Anderlecht, Legia Warszawa dhe Olympiacos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *