Trajneri Bernard Challandes e ka vazhduar kontratën me Federatën e Futbollit të Kosovës, për t’i prirë Kombëtares së Kosovës deri në vitin 2022.
Challandes nënshkroi deri në vitin 2022 me Kosovën të hënën në një konferencë për media në Prishtinë, para ndeshjeve të shtatorit në Ligën e Kombeve.
Marrëveshja e re u arrit ditë më parë, pas një takimi që presidenti Agim Ademi së bashku me sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihu e kanë zhvilluar me trajnerin zviceran, e ku palët u dakorduan që ta vazhdojnë rrugëtimin e përbashkët edhe për dy vjet.
Ai ka nënshkruar kontratë të re deri në vitin 2022.
Deri te marrëveshja e re erdhi si rezultat i punës së mirë dhe sukseseve të arritura të Dardanëve në periudhën 2018/2020, derisa me punën e trajnerit zviceran kanë qenë të kënaqur të gjithë.
Në anën tjetër, edhe Challandes është i kënaqur me punën, kushtet dhe gjithçka që ofron FFK-ja. Tani, përqendrimi është tek dy ndeshjet e radhës kundër Moldavisë dhe Greqisë, me shpresë dhe besim për suksese të reja./GE/