Labinot Kabashi është lojtar i lirë nga dita e sotme.
Barcelona B ka njoftuar se ka shkëputur kontratën me lojtarin kosovar gjatë ditës së sotme.
Kabashi e nisi karrierën te Gimnastic, por qysh në moshë të re kaloi te akademia e Barcës.
20-vjeçari u përballë me lëndime të shumta dhe kjo e pengoi zhvillimin e tij te klubi spanjoll.
Ende nuk dihet cila do të jetë skuadra e ardhshme e Kabashit.